Korçë, Covid 19-ta mbyll shkollën “Irakli Tërova”

Shkolla e mesme profesionale e agrobiznesit “Irakli Tërova” në qytetin e Korçës, nga dita e sotme deri në datën 28 janar do të zhvillojë mësim online. Ky vendim është marrë nga drejtoria për shkak të numrit të mësuesve të infektuar me Covid-19, ku nga 11 mësues që ka shkolla, aktualisht 5 prej tyre janë pozitivë me koronavirus, duke bërë të pamundur zhvillimin normal të mësimit për 180 nxënës që frekuentojnë këtë shkollë.
Kalimi nga skenari B në skenarin A, pra rikthim në zhvillimin e mësimit në klasë, sipas drejtorit i shkollës Adrian Sheremeni do të jetë në varësi të situatës në ditët në vijim.
Nga eksperienca e vitit të kaluar sipas Sheremenit pjesmarrja e nxënësve në mësimin online ishte mbi 90%, por pavarësisht kësaj pas rikthimit në shkollë janë planifikuar orë shtesë për nxënësit.
Situatë e rënduar infektimesh me Covid-19, paraqitet edhe në institucionet e tjera arsimore të Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar Korçë-Pustec, por burime të siguruara pranë kësaj zyre thanë se deri tani nuk flitet për kalimin online të procesit mësimor. Kjo edhe për shkak të numrit jo të lartë të mësuesve të infektuar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




