Korçë, mungojnë specialistët pediatër, zëvendësohen me mjekë të përgjithshëm të lagjeve

Sociale | 4 vite më parë

Në shërbimin pediatrik të Spitalit Rajonal të Korçës mungojnë mjekët specialistë. Situata vështirësohet edhe më shumë në këtë stinë, ku fluksi i vizitave rritet çdo ditë. Në rrethana të tilla, shërbimi pediatrik i ka kërkuar ndihmë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor për t’i mbështetur me mjekë të përgjithshëm që shërbejnë në lagje, por edhe fshatra të kësaj njësie.

Shef i shërbimit të pediatrisë, Robert Rado thotë se bluzat e bardha që kanë ardhur nga Shërbimi Shëndetësor Parësor shërbejnë si mjekë roje, ndërkohë që në rastet me komplikacione ndërhyjnë dy mjekët specialistë.

Çdo ditë në urgjencën pediatrike marrin shërbim mjekësor nga 60 deri në 70 fëmijë, ndërkohë që gjatë ditëve të fundit ka pasur edhe raste të shtuara të fëmijëve që kërkojnë ndihmë spitalore. Fluks vizitash për shkak të virozave të stinës ka pasur edhe në shërbimin e urgjencës si dhe në senatoriumin e spitalit rajonal të Korçës.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme