Korçë – Rritet numri i testimeve HIV/AIDS, vitin e kaluar vetëm një rast pozitiv

Sociale | 3 vite më parë

Korça renditet ndër qarqet me shifrat minimale të të prekurve nga HIV/AIDS por edhe SST-të ndër vite. Kjo ka ardhur edhe falë ndërgjegjësimit më të lartë nga viti në vit për t’iu nënshtruar testimit për këto sëmundje vdekjeprurëse.

Vitin që shkoi u shënua vetëm një rast më HIV/AIDS ndërsa Qendra e Testim Këshillimit për HIV/AIDS dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme punon me fushata sensibilizuese në popullatë dhe në institucionet arsimore.

Nertila Sterjo Punonjëse sociale në NJVKSH Korçë shpjegon se në fokus janë kryesisht grupet e riskut ndërsa shton se janë femrat ato që kryejnë testimet më të shpeshta.

“Kanë filluar testimet vullnetare, ato për gra shtatzëna, pjesën e personave që janë në risk për tu infektuar“, shprehet ajo.

Në muajt e parë të këtij viti, janë bërë mbi 20 testime për këto sëmundje. Thirrja që vjen nga Institucionet shëndetësore është për më shumë kujdes dhe kontrolle periodike për parandalimin e infektimit.

Gazetare: Geralda Sali

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme