Korçë- Shtohen rastet me Hepatit C, shkak shkëmbimi i shiringave gjatë marrjes së lëndëve narkotike

Sociale | 3 vite më parë

Në qytetin e Korçës janë 100 persona që marrin çdo ditë metadon pranë qendrës ditore të rehabilitimit të atyre që kërkojnë të shkëputen nga përdorimi i drogave të forta.

Sipas infermieres së kësaj qendre Marinela Fustanja, 10% e tyre janë të diagnostikuar me Hepatit C.

Sipas saj situata është shqetësuese pasi rastet kanë ardhur në rritje.

“Personat që kanë qenë përdorues të heroinës janë të predispozuar për të patur hepatitet dhe konkretisht 10 përqind e tyre kanë dalë me hepatit C”.

Sipas infermieres, shkaku i përhapjes së sëmundjes është shkëmbimi i shiringave gjatë marrjes së lëndëve narkotike.” Shkëmbimi i shiringa ve me njeri tjetrin shkak i përhapjes së Hepatit C”.

Fustanja shton se përveç rritjes së numrit të përdoruesve të drogave të forta, vihet re dhe një ulje e moshës së përdoruesve. 

Hepatiti C transmetohet vetëm përmes gjakut. Nëse nuk trajtohet, mund të shkaktojë komplikime serioze, madje edhe kërcënuese për jetën. Testimi dhe trajtimi i menjëhershëm ndihmon në zvogëlimin e shanseve për shfaqjen e simptomave të rënda.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme