Koreja e Veriut i vjen në ndihmë Rusisë, do nis trupa ‘inxhinierike’ për të rindërtuar qytetet e bombarduara

Koreja e Veriut do të dërgojë një “numër të madh” trupash inxhinierësh të ndërtimit për të ndihmuar në rindërtimin e qyteteve në Ukrainën lindore, të pushtuara nga Rusia.
Ushtarët do të mbërrijnë në qershor dhe do të marrin pjesë në punimet e “rindërtimit” kryesisht në rajonin e bombarduar rëndë Donetsk, raportoi TV Chosun, duke cituar një zyrtar të qeverisë së Koresë së Jugut.
Në raport thuhej se ushtria e Koresë së Veriut ka 10 brigada inxhinierike, tre nga katër prej të cilave do të dërgohen në Ukrainë në këmbim të një pagese vjetore prej 115 milionë dollarësh (92 milionë £) nga Rusia.
“Qëllimi është rindërtimi i një qyteti të shkatërruar nga luftimet”, tha zyrtari pa emër, pa specifikuar më tej vendndodhjen.
Aktualisht nuk ka asnjë tregues se ushtarët do të kishin role luftarake.
Zëdhënësi i Pentagonit, Pat Ryder, paralajmëroi të martën se trupat e Koresë së Veriut do të bëhen “ushqim për top” nëse do t’i bashkohen forcave të Moskës në fushën e betejës në Ukrainë.
Ky zhvillimi i ri vjen menjëherë pas vizitës shtetërore të Vladimir Putinit në Phenian javën e kaluar për të nënshkruar një pakt të ri ushtarak me aleatin e tij në rritje, Kim Jong-un, ndërsa të dy shtetet pozicionohen në qendër të një boshti anti-perëndimor.
Koreja e Veriut është tashmë një furnizues kryesor i armëve për Moskën, e cila po përballet me stoqe të varfëruara të armëve dhe një industri të mbrojtjes të penguar nga sanksionet perëndimore.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



