Koreja e Veriut përgatitet për luftë, Kim shkarkon kryegjeneralin

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Xhong-un, ka zëvendësuar kryegjeneralin e vendit dhe ka paralajmëruar përgatitjet për një luftë të mundshme.
Media shtetëre koreanoveriore raportoi se do të rritet prodhimi i armëve dhe do të shtohen manovrat ushtarake të forcave vendase.
Kryegjenerali Staf Pak Su Il largohet nga detyra që mori shtatë muaj më parë, duke ia dorëzuar postin ish-ministrit të Mbrojtjes, gjeneralit Ri Jong Gil.
Në fotot e publikuara nga media shtetërore, udhëheqësi koreanoverior u shfaq i fotografuar duke e vënë dorën në hartë mbi kryeqytetin e Koresë së Jugut.
Më 9 shtator, vendi do të festojë 75-vjetorin e Themelimit të Republikës me një paradë ushtarake.
Ndërkohë, SHBA-ja dhe Koreja e Jugut kanë planifikuar manovrat e tyre ushtarake nga 21 deri më 24 gusht.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




