Koreja e Veriut teston raketa të reja me rreze të gjatë veprimi

Koreja e Veriut deklaroi se ka testuar gjatë fundjavës një lloj të ri raketash me rreze të gjatë veprimi.
”Testet u zhvilluan të shtunën dhe të dielën pas dy vitesh kërkimesh”, sipas agjencisë shtetërore koreano-veriore të lajmeve, KCNA.
KCNA e quajti atë “një armë strategjike me rëndësi të madhe”.
Vëzhguesit e panë këtë si një tregues se raketa e re ka potencialin për të mbajtur kokë bërthamore.
Koreja e Jugut nuk i konfirmoi fillimisht testet e fqinjit të saj.
Shefat e stafit të saj më të lartë ushtarak (JCS) thanë se po punonin me SHBA për të hetuar pretendimet.
Koreja e Veriut është subjekt i sanksioneve ndërkombëtare për shkak të programit të saj të armëve bërthamore./ATSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




