Korridori i grurit/ Zyrtarët rusë, ukrainas dhe turq mblidhen në Stamboll

Zyrtarët rusë, ukrainas, turq dhe përfaqësues të Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të takohen në Stamboll për të diskutuar mbi zgjidhjen e krizës së grurit që vjen nga Ukraina si pasojë e luftës me Rusinë.
Personeli teknik nga Kombet e Bashkuara, Turqia, Rusia dhe Ukraina do të takohen në Stamboll më 5 maj për të diskutuar rreth korridorit të grurit.
Lajmi u bë i ditur nga ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar.
Pas takimit të delegacioneve, zëvendësministrat do të mblidhen javën e ardhshme në Stamboll.
Marrëveshja e korridorit të grurit është caktuar të përfundojë më 18 maj dhe bisedimet synojnë ta zgjasin atë, transmeton CNN.
“Përshtypja që kemi marrë nga takimet dhe fjalimet është se këto punime do të rezultojnë me një rezultat pozitiv. Ne punojmë për të, ne përpiqemi për të. Fillimisht ishte paralajmëruar një takim i zëvendësministrave për 5 maj”, por Akar tha se domosdoshmëria e mbajtjes së një takimi me personelin teknik para se të dilte takimi tjetër.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



