Korrupsioni-Ambasadori i BE: Presim veprime konkrete, të goditen sektorët me rrezikshmëri të lartë

Aktualitet | 2 vite më parë

Ambasadori I BE-së Silvio Gonzato ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të vijojnë luftën kundër korruspionit me vendosmëri dhe veprime konkrete.

Ambasadori kërkoi që puna e qeverisë shqiptare për strategjinë antikorrupsion të përfundojë sa më shpejt, dhe pas miratimit të zbatohet plotësisht në sektorët që kanë rrezikshmëri më të lartë, duke renditur këtu si të tillë Kadastrën, Administratën Tatimore, Doganën, Prokurimet Publike, Arsimin dhe Shëndetësinë.

“Duhet të përqendrohemi që përpjekjet antikorrupsion të integrohen në të gjithë kapitujt e negociuar duke filluar nga sektorët me rrezikun më të lartë. Rezultatet për luftën ndaj korrupsionit është e rëndësishme të jenë të dukshme dhe janë kërkesë e rëndësishme për të ecur para në anëtarësimi në BE.,

Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të vijojnë luftën  kundër korrupsionit me vendosmëri me veprime konkrete duke përfshirë burimet e duhura, kuadrot ligjor.

Në Shqipëri ne presim që puna e qeverisë për strategjinë antikorrupsion 2024-2030 të përfundohet së shpejti dhe të miratohet dhe pas miratimit presim zbatimin e plotë të kësaj strategjie kryesisht në sektorët me rrezik të lartë si Kadastra, Administrata Tatimore, Dogana, Prokurimi publik, Arsimi dhe Shëndetësia”, deklaroi Gonzata.

Ambasadori theksoi gjithashtu se duhen shmangur veprimet të cilat minojnë përpjekjet antikorrupsion.

“E rëndësishme që partnerët në rajon të shmangin veprime që minojnë përpjekjet antikorrupsion, për shembull: dobësimi I transparencës në prokurimin publik; akte ligjore të porositura”, tha ambasadori.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme