Kosova miraton projektligjin për hekurudhën Durrës-Prishtinë

Kuvendi i Kosovës ka miratuar projektligjin për hekurudhën Durrës-Prishtinë. Projektligji ka si qëllim përcaktimin e procedurave dhe ndarjen e kostove mes Shqipërisë dhe Kosovë për financimin dhe studimin e fizibilitetit për linjën hekurudhorë Durrës-Prishtinë.
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të Kosovës, Liburn Aliutha se kosto totale e studimit të fizibilitetit dhe projekt-idesë për ndërtimin e linjës hekurudhore do të jetë mbi 1 980 milionë euro, ku 1 milionë euro do të paguhen nga buxheti i Shqipërisë dhe 980 mijë euro nga ai i Kosovës.
Hekurudha Durrës-Prishtinë do të shërbejë si lidhje mes portit të ri tregtar në Porto-Romano me Portin e Thatë në Prishtinë. Ky projekt pritet të rrisë shkëmbimet tregtare dhe zhvillojë ekonominë e të dy vendeve pasi hekurudha do të shërbejë për transportin e kontejnerëve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




