Kosova thirrje luginës së Preshevës: Shqiptarët të marrin pjesë në zgjedhjet e së dielës në Serbi

Rajon | 3 vite më parë

“Të dielën e 17 dhjetorit, shqiptarët në Luginën e Preshevës kanë nevojë për mbështetjen e të gjithë. Projekti serb për të shuar zërit shqip duhet të përballet me rezistencë e mosnënshtrim”- kjo është thirrja e zëvendëskryeministrit të Kosovës Besnik Bislimi në prag të zgjedhjeve parlamentare që mbahen të dielën në Serbi.

“Shqiptarët duhet të mbrojnë dhe çojnë përpara të drejtat dhe liritë për komunitetin tonë që jeton në atje. Vota e 17 dhjetorit, është votë për rezistencë kundër autoritarizmit dhe shtypjes. Në këtë betejë politike, çdo votë është e vlefshme. Ajo duhet të dalë në pah të dielën e 17 dhjetorit, me vendosmëri e guxim”, ka shkruar Bislimi në rrjetin Facebook. Ai përmendi edhe çaktivizimin e adresave të shqiptarëve të Luginë  së Preshevë si përpjekje e për spastrim etnik administrativ e institucional. Zv.kryeministri Bislimi theksoi se ka njoftuar të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, për problemet e mundshme me të cilat mund të përballen votuesit shqiptarë në Serbi.

Shqiptarët përfaqësohen me dy lista në zgjedhjet parlamentare të së dielës në Serbi.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme