Kosovë, 50 të arrestuar, mes tyre dy zyrtarë të doganës në Qafë Prush dhe Qafë Morinë

Rajon | 5 vite më parë

Kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj thotë për KosovaPress, se sot janë arrestuar 48 zyrtarë policor dhe dy zyrtarë doganor. “Mund të konfirmoj se sot janë arrestuar 48 zyrtarë policor dhe 2 zyrtar doganor. Zyrtarët e arrestuar dyshohen për ryshfet dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Ky është një hetim disa mujor i autorizuar nga Prokuroria Speciale”, deklaron ai. Për detaje të tjera, ai ka njoftuar se në orën 15:00 do të ketë konferencë për media.

Në aksionin e zhvilluar nga Inspektorati Policor i Kosovës, janë arrestuar zyrtarët policorë të dy ndërrimeve në pikat kufitare “Qafë Prush” dhe “Qafë Morinë”. Në lidhje me këtë aksion, KosovaPress ka tentuar të marrë një deklaratë edhe nga Stacioni Policor në Gjakovë, por të njëjtit kanë thënë se për këtë është e autorizuar vetëm IPK.

Në këtë aksion janë arrestuar edhe dy oficerë doganor. Dogana e Kosovës ka mbështetur Inspektoratin Policor të Kosovës në operacionin e arrestimit të zyrtarëve të kufirit në Rajonet Gjakovë dhe Prizren, ku janë arrestuar edhe dy zyrtarë doganor për dyshimet se kanë kryer veprat penale ‘mitmarrje’ dhe ‘shpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar’.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme