Kostume popullore në miniaturë, kostumografja korçare sjell traditën përmes punimeve të veçanta

Kostumet popullore në miniaturë veshur në shishe, mund të jetë një prej souvenireve më të veçanta që mund të merrni me vete nga Korça. Duararta Lirika Pojani tashmë i realizon këto kostume ndërsa i sjell edhe me motivet e festave të nëntorit.
“Vjen një turist ne Korçë, përtej verës e merr të veshur me kostumin popullor. Kemi kostumin e Dardhës i cili është kostumi simbol i cili vjen çift me kostumin që e veshin burrat”, tha kostumografja Lirika Pojani.
Veç këtyre kostumeve, Pojani sjell për të gjithë ata që dashurojnë Korçën dhe traditën, disa çanta të veçanta me motive nga ky qytet.
Kostumografja korçare prej 15 vitesh i është dedikuar rikthimit në vëmendje të traditës së vjetër dhe ruajtjes së vlerave që ka populli ynë përmes punimit të kostumeve popullore ndërsa është vlerësuar edhe me një sërë çmimesh për këto punë të veçanta.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




