Kredia për shtëpi në nivele rekor, familjet shqiptare kanë marrë 88 mln euro hua në tre muajt e parë të vitit

Vlera e kredisë së re për blerje banese shënoi një vlerë rekord në fillim të këtij viti. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se bankat kanë dhënë 88 milionë euro kredi me qëllim financimin e blerjes së banesave nga individët, një rritje prej 48% krahasuar me vitin paraardhës.
Pavarësisht rritjes së ccmimeve dhe pasigurisë së shtuar për të ardhmen huamarrja në shuma të mëdha sicc është dhe kredia për blerje banese nuk është dekurajuar.
Kredia për shtëpi është produkti që ka udhëhequr rimëkëmbjen e kreditimit të ekonomisë në vitet e fundit, veccanërisht pas pandemisë. Cikli i rritjes së çmimeve të pasurive të paluajtshme ka rritur edhe kërkesën për kredi për shtëpi nga familjet, duke shtuar perceptimin se blerja e një prone është një investim i mirë për të ardhmen.
Një faktor tjetër është çmimi. Normat e interesit kanë zbritur në nivelet më të ulëta historike dhe në veçanti për kredinë për shtëpi, ku konkurrenca mes bankave në këtë segment është mjaft e lartë pasi është ndër produktet më raportin më të ulët të kredive me probleme. Aktualisht, ky raport qëndron pranë nivelit 3%.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




