Kremlini: Asgjë e tmerrshme nuk do të ndodhë nëse Rusia largohet nga G20

Kremlini i është përgjigjur komenteve të presidentit amerikan Joe Biden duke thënë se ai favorizonte dëbimin e Rusisë nga grupi G20 i ekonomive kryesore në përgjigje të pushtimit të Ukrainës raporton BBC.
Mendimi i Kremlinit është se nuk do të ishte katastrofike.
“Formati i G20 është i rëndësishëm, por në rrethanat aktuale, kur shumica e pjesëmarrësve janë në një gjendje lufte ekonomike me ne, asgjë e tmerrshme nuk do të ndodhë,” u tha gazetarëve zëdhënësi Dmitry Peskov.
Peskov tha se bota shtrihej më tej se SHBA-ja dhe Evropa dhe parashikoi se përpjekjet për të izoluar Moskën do të dështonin.
Rusët e zakonshëm po shohin çmime më të larta dhe mungesa të disa mallrave, pasi SHBA, BE, Britania e Madhe dhe aleatët vendosën masa të dizajnuara për të dëmtuar ekonominë e Rusisë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




