Kremtohet 32-vjetori i fronëzimit të Kryepeshkopit Anastas

Ditën e shtunë (2 gusht) besimtarët ortodoksë, bashkë me krerët e tyre fetarë, anëtarë të Sinodit të shenjtë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, kujtuan në Kishën e Ungjillizimit në Tiranë, 32-vjetorin e fronëzimit të Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasi.
Në fund të meshës së shenjtë përshëndeti mitropoliti i Korçës, imzot Joani, i cili ndër të tjera tha:
“Në këto 32 vite kryepiskopi Anastas dha gjithçka që kishte: nga dituria e tij, nga dashuria, mençuria e tij nga e cila kemi përfituar të gjithë. Për këtë kishë ai dha gjithçka që kishte grumbulluar gjatë gjithë jetës së tij për ta rindërtuar dhe për ta ringritur nga themelet Kishën tonë dhe për këtë i jemi mirënjohës dhe i themi faleminderit.”
Kryepeshkopi Anastas ndër të tjera shprehu mirënjohjen: “Në zemrën time zotëron kjo ndjenjë mirënjohje dhe falenderimi për të gjithë ju, për këtë atmosferë dashurie dhe respekti që ka mbushur kishën tonë sot.“
Në këtë ditë u bë edhe dorëzimi në prift i kryedhjakut Spiro Topanxha.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




