Kremtohet e “Premtja e Zezë”e Pashkëve Ortodokse

Sociale | 5 vite më parë

Me një muzikë funebre në sfond, ceremonia e Epitafit këtë të Premte të Zezë të Pashkëve Ortodokse u përcoll në një katedrale të mbushur me besimtarë,me korin e njerëzve që citojnë njëzëri vargjet e psalmit gjatë liturgjisë, dhe me dritat e shumta të qirinjve të ndezur në kujtim të vdekjes së Krishtit.

Ndryshe nga vitet e pandemisë në sallën e Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë gjendeshin me qindra besimtarë. Dita e Epitafit shenjon dhe vdekjen e Krishtit në kryq, dhe në mbrëmje mbahet ceremonia e Epitafit në Kishë, ose procesi i “varrimit” të Krishtit.

Duke folur për këtë ngjarje të madhe për besimtarët ortodoks Kryepiskopi Anastas u është drejtuar besimtarëve me fjalimin e paqes dashurisë dhe bashkimit me njëri tjetrin. Kryepiskopi gjithashtu pati fjalime në lidhje me luftën në Ukrainë duke u lutur që atje të përfundojë konflikti dhe njerëzit të rinisin jetën ashtu sic e shpreh edhe vullneti i zotit, të lire, edhe pse pas një sakrifice të madhe dhe të pamerituar.

E premtja e Zezë shënon vdekjen e Jezu Krishtit në Kryq, për t’u ringjallur mesnatën e së shtunës, kohë kur kulmojnë edhe kremtimet e Pashkëve. E premtja e Zezë i paraprinë të dielës së Pashkëve, ku ceremonitë fetare mbahen si çdo vit në Katedralen Ngjallja e Krishtit, në qendër të kryeqytetit. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme