Krerët e botës urojnë Biden

Presidenti i zgjedhur i SHBA, Joe Biden është përshëndetur dhe ka marrë urime nga drejtuesit më të lartë të BE, Gjermanisë, Izraelit Francës e Britanisë si edhe ish-presidenti I Amerikës, Barak Obama, për zgjedhjen si President.
Shefja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Europian, Charles Mishel uruan sot Joe Biden për zgjedhjen e tij, duke këmbëngulur në vullnetin e BE për të rindërtuar me SHBA-në Bashkuara një partneritet të fortë pas një marrëdhënie konfliktuale nën mandatin e Donald Trump. “BE është e gatshme të angazhohet për një partneritet të fortë transatlantik. COVID-19, multilateralizmi, klima dhe tregtia ndërkombëtare janë sfida për t’i përballuar së bashku,” shkroi Charles Michel.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel përshëndeti sot, Joe Biden, për zgjedhjen në presidencën e SHBA-së dhe këmbënguli në marrëdhënien e pazëvendësueshme transatlantike. “Urime! (…) Ju uroj me gjithë zemër fat dhe sukses”, theksoi drejtusja gjermane në mesazhin e saj, e cila ka pasur marrëdhënie delikate me Donald Trump. “Miqësia jonë transatlantike është e pazëvendësueshme nëse duam të kapërcejmë sfidat e mëdha të kohës sonë”, shtoi ajo, cituar në një mesazh në Twitter nga zëdhënësi i qeverisë.
Kryeministri britanik, Boris Johnson përshëndeti sot, Joe Biden për zgjedhjen në presidencën e SHBA-së dhe Kamela Harris, e zgjdhur si zëvendëspresidente, për suksesin e tij historik. “SHBA-ja është aleati ynë më i rëndësishëm dhe pres të bashkëpunojmë ngushtë për prioritetet tona të përbashkëta, nga ndryshimi klimatik, tregtia dhe mbrojtja”, theksoi Boris Johnson në një mesazh në Twitter.
Presidenti francez, Emmanuel Macron përshëndeti Joe Biden për zgjedhjen e tij në presidencën e SHBA-së dhe i kërkoi të reagojnë së bashku për të përmbushur sfidat e sotme. “Amerikanët e zgjodhën presidentin e tyre. Urime @JoeBiden dhe @KamalaHarris! Kemi shumë për të bërë për të përmbushur sfidat e sotme. Le të veprojmë së bashku!”, reagoi presidenti francez në mesazh në Twitter.
Kryeministri italian, Giuseppe Conte përshëndeti popullin amerikan dhe institucionet e tij për provën e tyre të jashtëzakonshme të vitalitetit demokratik, duke siguruar se dëshironte të punonte ngushtë me presidentin e zgjedhur, Joe Biden për riforcimin e marrëdhënies transatlantike.
Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas përshëndeti zgjedhjen e Joe Biden si president i SHBA-së duke konfirmuar se dëshironte një fillim të ri në marrëdhëniet transatlantike që kanë përjetuar trazira gjatë mandatit të Donald Trump. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg uroi Joe Biden për zgjedhjen e tij në presidencën e SHBA duke e cilësuar si një mbështetës të fortë të Aleancës dhe duke shtuar se priste me padurim të punonte me të.
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau uroi sot Joe Biden dhe Kamala Harris për zgjedhjen e tyre si president dhe zëvendës-president i Shteteve të Bashkuara.
Ish-presidenti amerikan, Barack Obama përshëndeti sot fitoren historike të Joe Biden, i cili ka qenë zëvendëspresidenti i tij, në garën për Shtëpinë e Bardhë. “Ne kemi mundësinë që Joe ka atë që duhet për të qenë president dhe të sillet tashmë si i tillë. Sepse, kur ai të hyjë në Shtëpinë e Bardhë në janar, ai do të përballet me një sërë sfidash të jashtzakonshme që asnjë president nuk është përballur kurrë më parë, një pandemi që po godet gjithë botën, një ekonomi dhe një sistem gjyqësor të pabarabartë, një demokraci në rrezik dhe një klimë në rrezik”, theksoi ish-presidenti i parë me ngjyrë i SHBA-së në një komunikatë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




