Kreu i OKB-së paralajmëron për “katastrofë humanitare” të afërt në Afganistan

Botë | 5 vite më parë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, tha se Afganistani po përballet me një “katastrofë humanitare” të afërt teksa talebanët marrin kontrollin mbi vendin e shkatërruar nga lufta.

Guterres shprehu shqetësim të madh pasi rreth gjysma e të gjithë afganëve, ose rreth 18 milionë njerëz, kërkojnë ndihmë humanitare për të mbijetuar, teksa premtoi se “nuk do të lëkundet përkushtimi i sistemit humanitar për të qëndruar dhe shpërndarë”.

“Një katastrofë humanitare po afrohet”, tha ai në një deklaratë, duke shtuar: “Mes një thatësire të rëndë dhe me kushte të vështira dimri në horizont, duhet të dërgohet urgjentisht ushqim shtesë, strehim dhe furnizime shëndetësore”.

Sipas të dhënave të OKB-së, afërsisht një e treta e të gjithë afganëve po përballen me pasiguri ushqimore, ose nuk e dinë se nga do të vijë vakti i tyre i ardhshëm, ndërsa pritet që më shumë se gjysma e të gjithë fëmijëve të jetë të kequshqyer në mënyrë akute gjatë vitit të ardhshëm.

OKB evakuoi qindra pjesëtarë të personelit të tij humanitar nga Afganistani para tërheqjes së SHBA-së nga vendi. Punonjësit janë zhvendosur përkohësisht në Almaty, qytetin më të madh të Kazakistanit, për të kryer detyrat e tyre nga distanca.

Nga OKB thonë se mbeten në angazhuar për të ofruar ndihmë për afganët “në kohën e tyre të nevojës” dhe se shumica e personelit të saj humanitar do të mbetet për të ofruar “ndihmë jetike për miliona më në nevojë”.

Guterres ka theksuar rëndësinë e mbajtjes hapur të Aeroportit Ndërkombëtar “Hamid Karzai” të Kabulit pas daljes nga SHBA-së, për të lehtësuar shpërndarjen e ndihmave në shkallë të gjerë./AA


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme