Kreu i PD Elbasan, Isai: Nuk ka votime, por vetëm emërime nga Rithemelimi

Politikë | 5 vite më parë

Kryetari aktual i Partisë Demokratike për degën e Elbasanit, Eugen Isai, në një konferencë shtypi, ka kundërshtuar riorganizimin që po bën Sali Berisha në bazë. Isai thotë se ndryshimet që po bën Berisha janë thjeshtë emërime, pasi Grupi i Rithemelimit ka vendosur si kryetar grupseksionesh personat që ata kanë dashur.

Në 31 vite ekzistencë të Partisë Demokratike, Isai thotë se për herë të parë po bëhen emërime.

“Si detyrim për demokratët e bashkisë Elbasan, jam këtu bashkë me një pjesë të kryesisë për të folur për procesin e emërimeve që grupi i rithemelimit ka bërë në strukturat e PD në Elbasan. Them emërime sepse për herë të parë në 31 vite në këtë forcë politike janë bërë emërime. 217 kryetarë seksionesh në bashkinë Elbasan të Partisë Demokratike, nuk janë votuar, janë emëruar. Nga 43 grup seksione, 42 janë emëruar. I vetmi grup seksion ku është bërë votim është ai ku drejtuesit e foltores nuk ranë dakord për njëri-tjetrin për emërimin. Në bashkinë Elbasan ka vetëm emërime. Eshtë një proces fals. Ne nuk kemi qenë, nuk jemi dhe nuk do të jemi pjesë e këtij procesi. Ky proces përçan akoma më shumë PD. Sfidoj drejtuesit e foltores të më provojnë të kundërtën. I sfidoj përveç një grupseksioni të votuar, nuk ka votime askund”, tha Isai.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme