Kreu i PL-së, Meta: Gëzuar 2023, vitin e ndryshimit

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka publikuar një mesazh nëpërmjet të cilit uron vitin e ri 2023. I shoqëruar nga një grup të rinjsh të LRI-së, ai e cilëson vitin 2023 si vitin e ndryshimit.
“Të dashur qytetarë, motra dhe vëllezër, bashkëkombas kudo ku jeni. Në prag të ndërrimit të viteve dhe afrimit të Vitit të Ri 2023, kam kënaqësinë që së bashku me këtë ekip të rinjsh e të rejash të mrekullueshëm nga selia e Partisë së Lirisë t’ju urojmë Gëzuar Vitin e Ri 2023. Gëzuar Vitin e Ndryshimit”, tha Meta.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



