Krijohet Platforma e Krimesë, Elisa Spiropali: Mbështesim Ukrainën kundër agresionit rus!

Politikë | 5 vite më parë

Në Kiev të Ukrainës u formua “Platforma për Krimenë”. Shqipëria në samit u përfaqësua prej ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali. “Në Samitin e Platformës së Krimesë në Kiev miratuam Deklaratë të përbashkët për mbështetjen e Ukrainës kundër agresionit rus:
Mbështetje e palëkundur për integritetin territorial, sovranitetin dhe tërësinë e Ukrainës;
Dënimi i aneksimit të Krimesë si kërcënim serioz i paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.
Theksova rëndësinë që Kryeministri Rama si Kryetar i OSBE për 2020 i dha zgjidhjes me dialog të situatës në Krime, si dhe pozitën e palëkundur të Shqipërisë përkrah aleatëve tanë ShBA dhe BE: Krimea është Ukrainë” shkruan me këtë rast në Facebook zonja Spiropali. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme