Krim makabër në Maqedoninë e Veriut, babai i përfshirë në rrëmbimin e së bijës që u gjet e pajetë

Rajon | 3 vite më parë

Vrasja e një vajze 14-vjeçare nga Shkupi ka tronditur opinionin publik në Maqedoninë e Veriut, pasi besohet se në këtë ngjarje makabre është përfshirë edhe babai i minorenes.

Bëhet fjalë për Vanja Gjorçevska-n, e cila u zhduk në datën 27 nëntor rrugës për në shkollë.

Trupi i saj u gjet një ditë më parë në një fshat në rrethinat e Shkupit ku besohet se është vrarë ditën që u rrëmbye.

Motiv për krimin mendohet të ketë qenë përfitimi material nga e ëma e vajzës. Sipas autoriteteve të vendit, rrëmbyesit kishin marrë informacine nga babai i saj, për itenerarin që ajo ndiqte për të shkuar në shkollë. 

Për këtë rast por edhe për vrasjen e një 74 vjecari nga Velesi, policia ka ndaluar tre persona, mes të cilëve edhe babai i 14 vjecares, ndërsa dy të tjerrë janë shpallur në kërkim, një prej të cilëve mendohet të jetë ai që kreu krimin makabër ndaj Gjorçevska-s qw policia e ka identifikuar  me inicialet L. P dhe i cili njihej si drejtues i lëvizjes  kriminale së quajtur e treta. 

Ky person, sipas ministrit të bdresdhëm Oliver Spasovski, ndërkohë është arratisur pas kryerjes së aktit. 

Për të moshuarin policia tha se nuk kishte patur lidhje me Gjorçevska -n, por se ai ishte eliminuar për shkak të disa mosmarrëveshjeve me një anëtar tjetër të grupit të dyshuar kriminal. 

Ministri -Spasovski tha se automjeti i të 74-vjecarit ishte shfytësuar për të rrëmbyer dhe vrarë vajzën. Pas krimit, mjeti është djegur.

Gazetare: Elda Pepa

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme