Kristiano Ronaldo nuk paraqitet në grumbullimin e Junajtid!

Cristiano Ronaldo nuk u paraqit për rifillimin e stërvitjeve të planifikuara për sot me Manchester United. Portugezi ka munguar për “arsye familjare”, siç konfirmohet nga vetë klubi anglez. Lojtarët ndërkombëtarë të Djajve të Kuq kishin një pushim pak më të gjatë veror dhe do të takoheshin sot me pjesën tjetër të skuadrës për të filluar stërvitjen parasezonale.
Në këtë grup pritej edhe CR7, por e njoftoi me kohë klubin se nuk do të paraqitej. Skuadra e Erik ten Hag do të nisë turneun këtë fundjavë, me ndeshjen e tyre të parë të planifikuar kundër Liverpool në Bangkok javën e ardhshme. Aktualisht është e paqartë se kur Ronaldo duhet të kthehet në stërvitje, por është e qartë se mungesa e tij është lidhur me dëshirën e 37-vjeçarit për t’u larguar nga Old Trafford para sezonit të ri.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




