Kriza ekonomike, Maqedonia e Veriut ndalon eksportin e grurit dhe druve deri në fund të vitit

Maqedonia e Veriut nuk do të lejojë më eksportin e grurit miellit dhe drurit deri në fund të viti si pjesë masave për të përballuar krizën ekonomike. Masat e reja u miratuan sot nga qeveria, ndërsa gjithashtu është hequr deri në fund të vitit edhe taksa doganore për importin e vajit.
Vendimi i Qeverisë vjen edhe për të parandaluar keqpërdorimet në tregun vendos dhe mbrojtur qytetarët.
“Vendimi është marrë për të evituar keqpërdorimet nga ana e tregtarëve dhe prodhuesve, dhe për të mbrojtur prodhimin vendor, tregun dhe qytetarët”, thuhet në njoftim të Ministrisë së Ekonomisë
Bota po përballet me rizë ekonomike dhe rritje të frikshëm të çmimeve të karburanteve, energjisë dhe produkteve ushqimore.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




