Kriza energjetike mund ta “zhysë” Kullën Eifel në errësirë, Bashkia e Parisit gati të bëjë propozimin

Kulla Eifel, dritat vezulluese të së cilës përcaktojnë horizontin e Parisit gjatë natës, do të errësohet më herët për shkak të krizës energjetike. Bashkia e Parisit pritet të propozojë këtë javë që monumenti, i cili është ndër më të vizituarit në botë, të errësohet më herët se zakonisht, pasi Evropa përballet me krizën energjetike, të rënduara nga pushtimi rus i Ukrainës.
Kulla Eifel aktualisht ndriçon deri në orën 1 të mëngjesit nga një sistem i ndërlikuar që i jep asaj një shkëlqim të artë. Bashkia e qytetit pritet të propozojë që kulla të errësohet në orën 23:45 kur të largohen vizitorët e fundit, që do të thotë se ajo nuk do të vezullojë më në mesnatë.
Lëvizja për të zvogëluar ndriçimin shihet si një mënyrë për të dhënë një shembull për reduktimin e ndriçimit të qytetit në përgjithësi. Ndriçimi gjatë natës i monumentit përbën 4% të konsumit vjetor të energjisë. Kulla, e cila u përfundua në vitin 1889, është rikthyer në numrin e vizitorëve para Covid-it në më shumë se 20,000 në ditë.
Autoritetet e tjera të qytetit po reduktojnë gjithashtu ndriçimin gjatë natës në vende të rëndësishme. Monumentet në Marsejë, përfshirë Pallatin Pharo, do të fikin dritat më herët nga fundi i shtatorit për të kursyer energji./ The guardian
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




