Kriza energjitike, Balluku: Reduktoni përdorimin e lavatriçes, lajini rrobat me 30 gradë

Ekonomi | 4 vite më parë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë ka dhënë një mesazh drejtuar qytetarëve për kursimin e energjisë elektrike. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Balluku u bën thirrje qytetarëve që të reduktojnë vënien në punë të lavatriçes si edhe larjen e rrobave me 30 gradë.

Më herët ministrja Balluku u bëri thirrje qytetarëve që të shmangin ndriçimin e panevojshëm kur nuk janë në shtëpi.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme