Kriza humanitare në Gazë, i dërguari i SHBA-ve: S’ka embargo ndaj Izraelit për dërgimin e armëve

I dërguari i administratës së presidentit amerikan Joe Biden në ndihmë të Grupeve Humanitare në Lindjen e Mesme ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do ta kenë opsion embargon e armëve ndaj Izraelit i cili ka bllokuar dërgimin e ushqimeve dhe ilaçeve në Rripin e Gazës.
Ndërsa presioni përmes Kombeve të Bashkuara ishte në tryezë, Grande u tha organizatave se Izraeli është pjesë e një “rrethi të ngushtë të shumë pak aleatëve” të cilëve Uashingtoni nuk do t’i refuzonte ndihmën, Lise Grande u tha organizatave në një takim në kryeqytetin amerikan, sipas tre personave të pranishëm në takim dhe dy të tjerëve që u informuan për të, raporton Politico.
Referuar këtyre burimeve, të cilët folën në kushte anonimati, Politico shkruan se ato kanë ngritur shqetësimin se puna e grupeve humanitare mund të pengohet në Gazë.
SHBA këtë javë konfirmoi dërgimin e një letre duke paralajmëruar se furnizimi i vazhdueshëm i Uashingtonit me armë ishte në rrezik nëse Jerusalemi nuk ndërmerrte hapa të rëndësishëm për të adresuar krizën në rritje humanitare në enklavë brenda 30 ditëve.
Izraeli lejoi 50 kamionë me ndihma humanitare të mërkurën në Rripin verior të Gazës dhe SHBA tha se Jerusalemi kishte ndërmarrë hapat fillestarë për të lehtësuar krizën.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




