Kronplatz, qendra e skive shqiptare

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Skitë shqiptarë kanë nisur aktivitetet kombëtare, ndërsa në Kronplatz është zhvilluar Kampionati Kombëtar dhe ai Ballkanik me pjesëmarrjen e mbi 160 skiatorëve nga të gjitha vendet e Europës dhe Botës. Kjo është një traditë e kahershme e Federatës Shqiptare të Skive për të zhvilluar garat kombëtar në Kronplatz. Ishin gjithsej mbi 25 shtete nga e gjithë Bota dhe 8 shtet ballkanike.

Garat ballkanike janë dominuar nga skiatorët sllovenë, ku Klement Kos për meshkuj fitoi dhe Sllallomin Gjigant, por dhe atë Sllallomin e Lirë. Për femra në ditën e parë dominoi bullgarja Anisa Zurbrigen, kurse në sllallomin gjigant në vendin e parë ishte Nika Tomsiç. Në podiumin e medaljeve janë ngjitur dhe skiatorët rumunë, ndërsa në sukses ishte dhe për Deni Xhepën, që zuri vendin e dytë në ballkan në Sllallomin Gjigant. Në përgjithësi garat janë dominuar nga skiatorët zviceranë, ndërsa tanimë skitë shqiptare bëhen gati për aktivitetet e tjera kombëtare dhe ndërkombëtare.    


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme