Kruja, krenaria që josh vizitorët – Vlerësohen historia, arkitektura, traditat që ruhen në këtë qytet

Është vetëm fillimi i vitit, por numri i vizitorëve të Krujës është dyfishuar krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. E ndodhur në zemër të Shqipërisë, fare pranë portit të Durrësit, aeroportit dhe kryeqytetit e bën lehtësisht të arritshëm këtë destinacion vlerash historike, kulturore e arkitektonike.
“Më pëlqeu shumë arkitektura e muzeut. Brendia e tij ishte një tjetër befasi për ne. Jemi nga Gjermania. Është hera jonë e parë këtu. Është një vend fantastik. Ka plazhe të mrekullueshme, njerëz jashtëzakonisht miqësorë, kudo ku i takon, në hotel, në rrugë të ndihmojnë”, tha një turist.
“Kemi qenë dhe në Berat, në qytetin e një mbi një dritareve. Një vend shumë i bukur. Na pëlqeu shumë”, tha një tjetër turist.
Afro 100 vizitorë vendas dhe mbi 4500 të huaj vizituan Krujën në 3 mujorin e parë të 2024-ës. Turistët janë nga vende të ndryshme të botës. Shifrat zyrtare flasin se një përqindje të lartë zënë fqinjët tanë tej Adriatikut, e pothuajse në të njëjtën përqindje dhe aziatikët.
Gazetare: N. Spahiu
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




