Krujë- Prangosen 3 shtetas, u kapën në flagrancë duke luajtur lojëra fati

Komisariati i Policisë Krujë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të paligjshme të lojërave të fatit, ka ogranizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ilegal game”.
Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit E. K., 24 vjeç, E. I., 24 vjeç, dhe M. T., 24 vjeç, të tre banues në Fushë Krujë, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. K., 24 vjeç, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.
“Gjatë kontrollit në një lokal në Fushë Krujë, këta shtetas u kapën në flagrancë duke luajtur lojëra fati, me celularë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan celularët e këtyre shtetasve, çipsa pokeri, letra bixhozi dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




