Kryebashkiaku i Mariupol: Nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të largohemi!

Botë | 5 vite më parë

Pas konfirmimit se Rusia ka pranuar krijimin e korridoreve humanitare, kryebashkiaku i Mariupol ka deklaruar se nuk i ka mbetur asnjë zgjidhje tjetër veçse të mundësojë evakuimin e civilëve, shkruan BBC.

Rusia ka rënë dakord të respektojë një armëpushim nga ora 9 e mëngjesit deri në 4 pasdite në Mariupol, i cili është përballur me “sulme të pamëshirshme” prej ditësh të tëra.

“Të dashur banorë të Mariupolit, nga sot fillon evakuimi i popullsisë civile në qytet. “Ky nuk është një vendim i lehtë, por, siç e kam thënë gjithmonë, Mariupoli nuk është  vetëm rrugë dhe shtëpi. Mariupol,  jeni ju dhe unë.

“Detyra jonë kryesore ka qenë dhe mbetet gjithmonë mbrojtja e njerëzve.

“Në kushtet ku vendlindja jonë është vazhdimisht nën kërcënimin e pamëshirshëm të pushtuesve, nuk ka zgjidhje tjetër veçse t’u mundësojmë banorëve, pra mua dhe juve, të largohemi të sigurt nga Mariupoli,” përfundoi kryebashkiaku.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme