Kryebashkiaku i Seulit në Korenë e Jugut vihet nën akuzë, dyshohet për financime të paligjshme

Azi | 10 muaj më parë

Krye bashkiaku i kryeqytetit të Koresë së Jugut, Oh Se-Hoon është vënë nën akuzë për shkelje të ligjeve të financimit politik, pasi prokurorët u shprehën se dyshohet se i ka kërkuar një biznesmeni të mbulonte koston e sondazheve para zgjedhjeve të pjesshme të 2021-it që u fituan nga kryebashkiaku. 

Oh Se-Hoon, mohon të ketë bërë ndonjë gjë të gabuar, dhe akuzat e ngritura ndaj tij I ka cilësuar pjesë të një skeme politike. –

“Kjo çështje nuk ka asnjë provë të drejtpërdrejtë dhe të besueshme dhe do të përfundojë me shpalljen time si i pafajshëm”, deklaroi krye bashkiaku i Seulit në një deklaratë.  I zgjedhur fillimisht si kryebashkiak në 2006-ën, ai u rikthye në detyrë në 2021-in pasi paraardhësi i tij, Park Won-soon kreu vetëvrasje. 

Oh Se-Hoon, pjesë e partisë konservatore të Fuqisë së Popullit  ka qenë vazhdimisht në krye të sondazheve për zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm, një garë që nëse e fiton do ta çojë atë drejt pretendimit për t’u zgjedhur president i vendit në vitin 2030. Sipas ligjeve zgjedhore të vendit, nëse ai shpallet fajtor mund të dënohet me gjobë ose të ndalohet të marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 2026-ës.

Gazetare: Elda Pepa

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme