Kryebashkiaku Veliaj fiton një tjetër gjyq me Partinë Demokratike

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka fituar një tjetër betejë ligjore me Partinë Demokratike. Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë, për të pushuar hetimet në lidhje me pretendimet e Partisë Demokratike në kallëzimin e depozituar në SPAK, të firmosur nga Sekretari i saj i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi.
Në këtë kallëzim pretendohej se Veliaj dhe ministrja Manastirliu kanë përdorur postin publik në zgjedhjet e 25 prillit 2021.
Në kërkesën drejtuar gjykatës, Prokuroria shprehet se nuk ka asnjë provë që kryebashkiaku Veliaj dhe ministrja Manastirliu, të kenë përdorur postin publik dhe shpërdoruar detyrën, duke i cilësuar akuzat e Bardhit të pavërteta dhe të pabazuara në ligj dhe në prova.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




