Kryebashkiaku Veliaj viziton familjen e Klodian Rashës: Përpara ecet me drejtësi, jo me dhunë

Sociale | 6 vite më parë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka vizituar shtëpinë e të ndjerit Kloidian Rasha, i cili mbeti i vrarë të martën në mëngjes në Tiranë.

“Sot kam patur një ditë reflektimi, teksa kalova pak kohë me babain fisnik të Klodian Rashës dhe familjen e tij dinjitoze, të cilët më dhanë një mesazh: Se duhet të punojmë dhe të ecim përpara me mirësi, jo me dhunë, jo më vandalizëm. Ka një kohë për shi, ka edhe një kohë për diell; ka një kohë për t’u rrëzuar, ka edhe një kohë për t’u ngritur; ka një kohë për të prishur, ka edhe një kohë për të ndërtuar. Shqipëria është vendi ynë, Tirana është vendi ynë, Kavaja është vendi ynë!”,- tha Veliaj.

“Nuk shkon ta prishim, as ta shkatërrojmë. Nxjerrja e dufit justifikohet deri në njëfarë mase. Por, kur politika hyn në mes drejtësia prishet, prishen parimet dhe harmonia në komunitet. Politizimi dhe përdorimi i dhunës për kauza politike nuk shkon. Ka kuptim për sa kohë kërkohet drejtësi dhe drejtësi do të ketë! Por, nuk ka mirëkuptim nëse dikush fut hundët e partisë në zemëratën legjitime që mund të kenë njerëzit”, u shpreh kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme