Kryemadhi: Eshtë koha për të çliruar qeverisjen nga politika klienteliste

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, pas Tiranës, ka zhvilluar një takim në Fier. Ajo theksoi se Fieri do të shndërrohet në një bashki, e cila do t’i shërbejë shumicës. Sipas saj, zgjedhjet vendore të 2023 janë një çast vendimtar për të çliruar qeverisjen nga politika klienteliste.
Disa ditë më parë Kryemadhi ka zhvilluar një takim edhe me mbështetësit e LSI në Tiranë.
“Zgjedhjet vendore të 2023 janë çast vendimtar, për të çliruar qeverisjen e qyteteve të Shqipërisë nga politika klienteliste varfëruese. Ndaj nuk ka kohë për të humbur. Ashtu si në të gjithë vendin, ndryshimi i qeverisjes së qytetit do ta kthejë bashkinë e Fierit në shërbim të shumicës, jo të një grushti njerëzish. Delegatët e Konventës Kombëtare të bashkisë Fier, të angazhuar për rolin që LSI si alternativë duhet të ketë në këto momente përballje me regjimin.”, shkruan ajo.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




