Kryemadhi: Kemi nisur konsultimet me grupet e interesit për projektbuxhetin e vitit 2022

Politikë | 5 vite më parë

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, përmes një statusi në rrjete sociale ka treguar se Komisioni i Shëndetësisë dhe Çështjeve sociale brenda LSI-së, ka nisur konsultimet me grupet e interesit, në lidhje me projektbuxhetin e shtetit për vitin 2022.

Sipas kryetares së LSI, në përfundim të këtij procesi, do të ofrojnë propozimet e tyre ligjore në Kuvend. Ajo thekson se qytetarët gjenden mes vështirësive ekonomike, të thelluara edhe prej kostove shumë të larta të përballimit të pandemisë. 

Statusi i Kryemadhit
Komisioni i Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale në LSI, ka nisur analizën dhe konsultimet me grupet e interesit, në lidhje me projektbuxhetin e shtetit për vitin 2022. Qytetarët tanë gjenden mes vështirësive ekonomike, të thelluara edhe prej kostove shumë të larta të përballimit të pandemisë.

Në përfundim të këtij procesi, do të ofrojmë propozimet tona ligjore në Kuvend, me shpresën për mbështetje sa më të gjerë nga aktorët e tjerë politikë, që buxheti i shtetit në vitin që vjen, të realizojë një shërbim shëndetësor cilësor dhe të përballueshëm për qytetarët dhe të dedikojë mbështetje reale ndaj stafit mjekësor në punën e tyre.

 

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme