Kryemadhi mohon akuzat në GJKKO, thotë se vetëm rekomandoi emrin e Shatkut
Monika Kryemadhi paraqiti në GJKKO mbrojtjen e saj për dosjen ku gjykohet bashkë me ish-presidentin Ilir Meta, duke mohuar akuzat për ndikim të paligjshëm në çështjen e fibrave optike. Ajo deklaroi se vetëm i ka sugjeruar kushëririt të saj, Adrian Shatkut, të ndiqte procedurat zyrtare dhe se nuk ka ushtruar presion ndaj ish-ministrit Edmond Haxhinasto.
Kryemadhi mohoi gjithashtu pretendimet se Adrian Shatku ka paguar shkollimin e vajzës së saj, duke theksuar se kjo mund të verifikohet përmes dokumentacionit financiar të institucionit arsimor.
Ajo kërkoi që në gjykim të pyetet edhe kryeministri Edi Rama, duke pretenduar se komunikimet me të janë lënë jashtë aktakuzës, ndonëse sipas saj janë më të shumta se ato me Ilir Metën.
“Mesazhet që pretendon akuza se kanë ndikim të paligjshëm me dokumentet shkresore kundërshtojnë njëra-tjetrën. Në këtë rast, vetëm dëshmia e Edi Ramës, Ejela Gacit, Milena Aritos dhe Edmonda Xhinastos duhet të merret përballë gjykatës, për të vërtetuar nëse vendimet e marra në favor të Unifight janë ndikuar nga Monika Kryemadhi apo Ilir Meta.”
Ndërkaq, Ilir Meta kërkoi që shpjegimet e Kryemadhit të përdoren në favor të tij për çështjen e AKEP-it dhe përsëriti pretendimet për shkelje procedurale gjatë sekuestrimit të telefonit dhe kontrollit të banesës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




