Kryeministri Babis i mbijeton një mocioni mosbesimi

Kryeministri çek, Andrej Babis i mbijetoi një mocioni mosbesimi në parlament.
Opozita e vendit dështoi në një përpjekje për të përmbysur qeverinë, katër muaj para zgjedhjeve të planifikuara parlamentare.
Pas më shumë se 11 orësh debat, vetëm 89 ligjvënës votuan për rrëzimin e qeverisë duke mos arritur shumicën e kërkuar prej 101 votash në parlamentin me 200 deputetë.
Në thelb, Partia Komuniste organizoi më parë një grevë nga salla e parlamentit në vend që të votonte kundër qeverisë.
“Ne nuk do të marrim pjesë në këtë teatër”, tha udhëheqësi i Partisë Komuniste, Vojtech Filip.
Ka pesë parti konservatore dhe liberale prapa mocionit të mosbesimit.
Ata akuzojnë qeverinë për dështim në luftën kundër koronavirusit.
Për më tepër, Babis u kritikua për konflikt interesi si politikan dhe themelues i një konglomerati biznesi dhe u kërcënua me ndjekje penale për mashtrim me subvencionet e BE-së. /ATSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




