Kryeministri Edi Rama fton demokratët në bashkëbisedim

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë këtë të diel në orën 12:00 një bashkëbisedim me demokratë nëpërmjet rrjetin social “Facebook.”
Një ditë më parë pas protestës së organizuar te selia e PD, Kryeministri Rama i konsideroi si dy kufoma politike protagonistët e përplasjes në PD , pasi si zoti Basha dhe zoti Berisha akuzuan reciprokisht njëri-tjetrin si bashkëpunëtorë të tij. Kryeministri Rama bëri thirrje për të gjithë demokratët që t’i bashkohen për të bërë çtë munden për një Shqipëri më të mirë.“Kur shoh këto dy kufoma politike që luajnë kështjellash në mes të Tiranës dhe fajësojnë njëra-tjetrën se kush është shërbëtori im, më vjen t’u lëshoj demokratëve një kushtrim të megjithëzemërt: Ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz”, u shpreh zoti Rama.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




