Kryeministri grek, Mitsotakis në Himarë: Të respektohen të drejtat e minoritetit! Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE

Ka mbërritur me helikopter ushtarak në territorin shqiptar, Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis. Ky i fundit shoqërohej nga peshëngritësi Pirro Dhima, ndërsa pas uljes në fushën e sportit në Himarë, u mirëprit nga kreu i PBDNJ, Vangjel Dule dhe kreu i Omonias Fredi Beleri.
Ashtu sikurse bëmë me dije më herët, kryeministri grek do të takohet me minoritetin grek në jug të vendit.
Teksa është pritur nga banorë të Himarës, Kryeministri grek vlerësoi si urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Greqisë, komunitetin minoritar grek, që banojnë atje. Mitsotakis u shpreh se Shqipëria ka detyrim të respektojë të drejtat e minoritetit grek. Ndër të tjera, kryeministri grek theksoi mbështetet vendin tonë në rrugën drejt integrimit në BE.
“Është një ndër për mua. Unë jam kryeministri i parë grek që viziton Himarën. Greqia është dhe do të mbetet një mbështetës i minoritetit grek. Ju qe keni zgjedhur të jetoni në Himarë përbeni një urë miqësie mes Shqipërisë dhe Greqisë, dy vendeve mike. Është detyrim i Shqipërisë të respektojë të drejtat e minoritetit grek. Unë jam mbështetës i integrimit të Shqipërisë në BE”, tha kryeministri grek.
Agjenda e plotë:
09:30 Mbërritja në stadiumin e Himarës “Petro Ruçi”.
09:35 Nisja me makina për në shkollën “Omiros”.
09:50-10:30 Vizitë në shkollën “Omiros” dhe në kishën St. Pandon,
10:30 Nisja me makina drejt pedonales.
10:45 Mbërritja në rrugën e këmbësorëve.
10:45-11:00 Përshëndetje e shkurtër në rrugën e këmbësorëve.
11:00 Nisja me makinë për në stadiumin e Himarës “Petro Ruçi”.
11:05 Hipja në helikopter dhe nisja për në Livadhja të Finiqit.
11:25 Mbërritja në Stadiumin e Livadhes, ecje në këmbë drejt Qendrës Kulturore.
11:30-12:00 Përshëndetje dhe takim me nxënësit.
12:00 Nisja në këmbë për në Stadiumin e Livadhjasë.
12.20 Hipja në helikopter dhe nisja për në Derviçan të Dropullit.
12:40 Mbërritja ne Stadiumin e Derviçanit
12:55 Përshëndetje e shkurtër në sheshin Derviçan
13:15 Nisja për në kishë.
13:30 Vizitë në shkollën e Derviçanit.
14:00 Nisja për në Aeroportin e Loaninës.
Udhëtimi i Mitsotakis në Shqipëri, vjen një ditë pas vizitës së Ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias. Ky i fundit u takua me homologen shqiptare, Olta Xhaçka, ku gjetja e konsensusit për dërgimin e çështjes së detit në Hagë, ishte kryefjala e diskutimit mes dyshes.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




