Kryeministri holandez më 10 nëntor në Shqipëri, Rama: Do rikonfirmojë mbështetjen për hapjen e negociatave

Politikë | 5 vite më parë

Kryeministri holandez, Mark Rutte, më 10 nëntor do të vizitojë Shqipërinë. Në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kryeministri Edi Rama, ka takuar homologun e tij, ndërsa shkruan se Rutte do të rikonfirmojë mbështetjen e Holandës për hapjen e negociatave të Shqipërisë për integrimin në BE.

“Në selinë e OKB me kryeministrin e Mbretërisë së Holandës, Mark Rutte, i cili do të vizitojë Shqipërinë në 10 nëntor, për të rikonfirmuar mbështetjen e plotë të Holandës për nisjen formale të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, shkruan Rama.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme