Kryeministri izraelit: Mund të mbesim të detyruar të konfliktohemi me Libanin ose Gazën

Botë | 5 vite më parë

Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, tha se nuk ka planifikuar ende ndonjë përparim politik në marrëdhëniet me palestinezët.

Sipas lajmit të gazetës Yedioth Ahronoth, Bennett ka bërë deklarata në seancën e Komisionit të Sigurisë dhe Punëve të Jashtme të Parlamentit izraelit.

Bennett deklaroi se vendi i tij mund të mbesë i detyruar të hyjë në një konflikt ushtarak me Libanin ose Rripin e Gazës. Në deklaratën e tij Bennett nuk dha detaje lidhur me arsyet e kësaj.

Ndërsa në lidhje me takimin që zhvilloi muajin e kaluar në afërsi të Tel Avivit me presidentin e Palestinës, Mahmoud Abbas, kryeministri izraelit Bennett u shpreh se aktualisht nuk ka asnjë plan për të bërë përparim në çështjet politike me Palestinën.

Ai vuri theksin se interesat e Izraelit janë të mbrojë stabilitetin në Bregun Perëndimor dhe Gaza, të pengojë rritjen e fuqisë së Lëvizjes Hamas si dhe të marrë pengjet dhe të humburit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme