Kryeministri japonez do të japë dorëheqje mes kritikave lidhur me COVID-19

Në një ndryshim të papritur, kryeministri japonez Yoshihide Suga sot njoftoi se nuk do të qëndrojë në krye të partisë së tij, duke hequr dorë në mënyrë efektive nga kryeministria, pasi u përball me kritika të ashpra për trajtimin e pandemisë COVID-19.
“Kisha planifikuar të kandidoj, por trajtimi si me COVID-19 ashtu edhe me zgjedhjet kërkon energji të madhe. Vendosa që nuk kishte asnjë mënyrë për t’i bërë të dyjat”, u tha Suga gazetarëve në Tokio.
“Vendosa të përqendrohem në masat e koronavirusit”, citoi Agjencia e Lajmeve “Kyodo” të ketë thënë ai.
Partia Liberale Demokratike (LDP) në pushtet do të mbajë zgjedhjet e saj presidenciale për të zgjedhur pasardhësin e Suga-s më 29 shtator. Kryeministri aktualisht është gjithashtu kryetar i partisë ndërsa mandati i tij përfundon më 30 shtator.
Më parë, Suga ka thënë se planifikon të kandidojë për mandatin e dytë.
Ai mori drejtimin e partisë vitin e kaluar pas dorëheqjes së papritur të paraardhësit të tij Shinzo Abe, i cili dha dorëheqje si kryeministër për arsye shëndetësore. /ATSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




