Kryeministri maqedonas, Kovaçevski: Për Maqedoninë e Veriut, 17 vite pritje morën fund

“Për Maqedoninë e Veriut, 17 vite pritje morën fund”. Me këtë frazë e ka nisur fjalën e tij kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në konferencë e përbashkët për shtyp me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe homologun e tij shqiptar Edi Rama.
Zoti Kovaçevski theksoi se kjo është zgjidhja më e mirë e mundshme që mundëson njohjen e gjuhës maqedonase, si një nga gjuhët zyrtare të Bashkimit Evropian, duke i dhënë asaj mundësinë për një promovim të madh.
“Kjo do të nxisë progresin në vendet e tjera. Ne do të vijojmë si kemi bërë deri më tani, në një mënyrë të shkëlqyer, në interesin e qytetarëve tanë. Do të punojmë për veten tonë dhe për përshpejtimin e procesit të integrimit. Është kënaqësi e madhe që pas 17-të vitesh hapim një perspektivë të re për vendin dhe qytetarët tanë. Dyert e hapura për gjuhën maqedonase e shikoj si një nga sukseset më të mëdha. Gjuha maqedonase do të ketë një promovim të madh. Do të kemi mundësinë ta dëgjojmë dhe se identiteti ynë do të mbetet ai që është. BE do të jetë më e pasur. RMV i përket BE-së dhe vendi ynë është në BE. Jemi gati për në BE. Nëse mund të parashikojmë një datë fillimi kjo do të jetë një datë historike”, komentoi kryeministri maqedonas.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




