Kryeministri Morrison: Australia do të financojë armë vdekjeprurëse për Ukrainën

Botë | 5 vite më parë

Australia ka zotuar 70 milionë dollarë australianë (50 milionë dollarë) për të financuar armët vdekjeprurëse mbrojtëse për Ukrainën, përfshirë raketat dhe municionet, tha të martën kryeministri Scott Morrison raporton Reuters.

Australia është zhvendosur nga qëndrimi i saj javën e kaluar kur tha se do të financonte vetëm ndihmën teknike ushtarake.

Morrison u tha gazetarëve të martën se shumica e fondeve të reja të armëve për Ukrainën do të ishin në kategorinë vdekjeprurëse.

“Ne po flasim për raketa, ne po flasim për municione, ne po flasim për t’i mbështetur ata në mbrojtjen e tyre të atdheut të tyre në Ukrainë dhe ne do ta bëjmë këtë në partneritet me NATO-n.”

Ai tha se armët do të dorëzoheshin me shpejtësi, por nuk bëri të ditur se si.

Morrison u kërkoi gjithashtu qytetarëve australianë të mos udhëtojnë për t’iu bashkuar milicisë së Ukrainës në luftimin kundër ushtrisë ruse, duke thënë se pozicioni ligjor i luftëtarëve të huaj civilë ishte i paqartë.

“Mos e bëni,” tha ai.

Australia do të angazhojë 35 milionë dollarë në mbështetje humanitare për organizatat ndërkombëtare që ndihmojnë ukrainasit me strehim, ushqim, kujdes mjekësor, ujë dhe arsim, tha ai.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme