Kryeministri Rama dëshmon sot në Komisionin Hetimor për Inceneratorët

Kryeministri Edi Rama do të dëshmojë këtë të mërkurë në orën 12:00 para Komisionit Hetimor parlamentar për Inceneratorët.
Ndërkohë Rama ka postuar edhe disa foto nga kodrat ku hidheshin plehrat më parë në Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan duke treguar transformimin që kanë pësuar këto qytete përmes impianteve të përpunimit të mbetjeve.
“Mirëmëngjes dhe me gangrenat e fushëkodërplehrave të Elbasanit, Fierit, Durrësit e Tiranës, të cilat i shëruam përfundimisht, përmes impianteve moderne të përpunimit të mbetjeve, ju uroj një ditë të mbarë. Sot, në orën 12:00 do të dëshmoj para komisionit hetimor parlamentar, live në Facebook. Mezi po pres”, tha Rama.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




