Kryeministri Rama: Dyfishohet ndihma ekonomike për 15 mijë familje, me 3 fëmijë nën 18 vjeç

Politikë | 5 vite më parë

Është dyfishuar ndihma ekonomike për 15 mijë familje me 3 fëmijë nën 18 vjeç. Kështu bën me dije kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale. Në tërësi, buxheti 2022 rrit me 10 % pagesën e ndihmës ekonomike për çdo familje që është pjesë e kësaj skeme. Për familjet të cilët kanë mbi 3 fëmijë nën moshën 18 vjeç, masa e ndihmës ekonomike do të dyfishohet, deklaron kryeministri. Ndërsa për kategoritë e veçanta të cilët janë pjesë e mbështetjes sociale direkte dhe që janë fëmijët jetimë dhe gratë e trafikuara e të dhunuara me urdhër mbrojtje, masa e ndihmës ekonomike parashikohet të trefishohet. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme