Kryeministri Rama: Ftoj Dritan Abazoviçin, ta bëjë Malin e Zi pjesë të “Ballkanit të Hapur”

Politikë | 5 vite më parë

Kryeministri Edi Rama i ka bërë publikisht ftesë të mandatuarit për kryeministër të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, që të bëhet pjesë e nismës së “Ballkanit të Hapur”, samit i cili do të zhvillohet në muajin qershor në Ohër.

 “Jemi shumë të interesuar që edhe të tjerë të përfshihen në “Ballkanin e Hapur”, i cili është krijuar për të qenë gjithëpërfshirës. Imagjinoni sikur dikush t’ju thoshte 5 vjet më parë që Ballkani Perëndimor me 6 vende, do kishte 3 kryeministra shqiptarë. Sot është realitet. Mund të jetë gjë e mirë ose e keqe, por nuk është pak, është shumë, sikundër është e qartë që shqiptarët në këtë kohë kanë rilidhur urat me Evropën. Ne do e riftojmë Malin e Zi. I takon kryeministrit të Maqedonisë së Verit ta bëj ftesën, se samiti i ardhshëm do të jetë në Ohër. Unë nga ana ime do bëj inkurajimin tim për Dritanin që të jetë në tryezë. Ka qenë optimist ndaj kësaj nisme. Kush do vijë më vonë do ketë humbur më shumë”, tha zoti Rama.

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme