Kryeministri Rama jep detaje për takimin me Borrel

Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje për takimin e zhvilluar sot në Abu Dhabi, me zyrtarin e lartë BE-së dhe ndërmjetësuesin e bisedimeve Kosovë-Serbi, Josep Borrell. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama njofton se mes të tjerash ka diskutuar me kryediplomatin e BE edhe për ngërçin me negociatat, ku Shqipëria “është marrë peng” si pasojë e konfliktit Bullgari-Maqedoni e Veriut.
“Abu Dhabi – Takimi me Josep Borrell, kryediplomatin e BE- së dhe ndërmjetësuesin e bisedimeve Kosovë-Serbi, me të cilin folëm për Samitin e javës së ardhshme mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, për panoramën e situatës në rajon, si edhe për konfliktin e hapur nga Bullgaria me Maqedoninë e Veriut, ku është marrë peng edhe Shqipëria”, shkruan Rama.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




